Kërcënoi Vjosa Osmanin me plumb, arrestohet mbështetësi i Vetëvendosjes
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për kërcënimin e ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
I arrestuari është identifikuar si Beki Sylejmani, i cili dyshohet se ka publikuar në Facebook një mesazh me përmbajtje kërcënuese ndaj Osmanit. Sipas raportimeve, në postimin e tij ai shkruante: “Mas more se ajo qe e shet venin pak esht plumbi per te rnoft Albini me popullin”.
Mesazhi është konsideruar si kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj ish-presidentes. Sipas raportimeve, Sylejmani identifikohet si mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje.
Policia e Kosovës konfirmoi arrestimin e të dyshuarit dhe bëri të ditur se rasti është regjistruar në Prishtinë.
“Me 14.08.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti përmes rrjetit social kishte kanosur ankuesen femër kosovare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas arrestimit, materialet e çështjes i janë përcjellë prokurorisë, ndërsa i dyshuari është lënë në mbajtje me vendim të prokurorit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



