Mashtrim në emër të një 24-vjeçareje, arrestohet 41-vjeçari
Një 41-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia pasi akuzohet për mashtrim dhe përfitim të paligjshëm në dëm të një 24-vjeçareje nga Kruja.
Sipas hetimeve paraprake, shtetasi me inicialet F.XH., më 9 shkurt 2026, i ka marrë të resë shumën prej 550 mijë lekësh nëpërmjet mashtrimit. Më pas, më 24 shkurt 2026, ai dyshohet se ka aplikuar dhe ka përfituar kredi në emër të saj në një institucion financiar, pa dijeninë dhe miratimin e saj.
Denoncimi është bërë nga vetë 24-vjeçarja, çka ka çuar në nisjen e procedurave hetimore dhe më pas në arrestimin e 41-vjeçarit.
Burime nga policia bëjnë me dije se i arrestuari rezulton i dënuar më parë për veprën penale të mashtrimit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



