Donald Trump: Ali Khamenei ka vdekur!
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ka deklaruar se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka vdekur.
Në një reagim të publikuar në platformën Truth Social, Trump e cilësoi Khamenein si “një nga njerëzit më të këqij në histori” dhe tha se vdekja e tij përfaqëson drejtësi për popullin iranian dhe për vendet që, sipas tij, janë goditur nga politika dhe veprimet e regjimit iranian.
Sipas presidentit amerikan, operacioni u realizua falë sistemeve të avancuara të inteligjencës dhe bashkëpunimit të ngushtë me Izraeli. Trump pretendoi gjithashtu se gjatë operacionit janë vrarë edhe disa drejtues të tjerë iranianë.
Ai shtoi se bombardimet e përqendruara do të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të arritur objektivin që, sipas tij, është stabiliteti dhe paqja në rajon.
Në deklaratën e tij, Trump pretendoi gjithashtu se pjesë të Garda Revolucionare Islamike dhe forcave të tjera të sigurisë në Iran nuk duan më të luftojnë dhe po kërkojnë imunitet.
Postimi i plotë i Trump
“Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në histori, është i vdekur. Kjo nuk është vetëm drejtësi për popullin e Iranit, por për të gjithë amerikanët e mëdhenj dhe për njerëzit nga shumë vende të botës që janë vrarë ose gjymtuar nga Khamenei dhe banda e tij e kriminelëve gjakatarë.
Ai nuk arriti t’i shmangej inteligjencës sonë dhe sistemeve tona shumë të sofistikuara të gjurmimit dhe, duke punuar ngushtë me Izraelin, nuk kishte asgjë që ai, apo drejtuesit e tjerë që janë vrarë bashkë me të, mund të bënin.
Kjo është mundësia më e madhe për popullin iranian që të rimarrë vendin e tij. Po dëgjojmë se shumë nga IRGC-ja e tyre, ushtria dhe forcat e tjera të sigurisë e policisë, nuk duan më të luftojnë dhe po kërkojnë imunitet nga ne. Siç thashë mbrëmë: “Tani mund të kenë imunitet, më vonë do të kenë vetëm vdekje!”
Shpresojmë që IRGC-ja dhe policia të bashkohen në mënyrë paqësore me patriotët iranianë dhe të punojnë së bashku si një njësi për ta rikthyer vendin në madhështinë që meriton. Ky proces duhet të nisë së shpejti, pasi jo vetëm vdekja e Khameneit, por edhe vendi është, brenda vetëm një dite, shumë i shkatërruar dhe madje i rrënuar.
Bombardimet e rënda dhe të përqendruara do të vazhdojnë, pa ndërprerje gjatë gjithë javës ose për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të arritur objektivin tonë të PAQES NË TË GJITHË LINDJEN E MESME DHE, NË FAKT, NË TË GJITHË BOTËN!
Faleminderit për vëmendjen tuaj për këtë çështje.
PRESIDENT DONALD J. TRUMP”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



