E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zëdhënësi i kampit në Manzë: Irani s’ka kapacitet për të goditur Shqipërinë
Lajme

Zëdhënësi i kampit në Manzë: Irani s’ka kapacitet për të goditur Shqipërinë

Pas raportimeve të shpërndara në disa media, sipas të cilave Irani mund të ketë përfshirë në objektivat e mundshme të sulmeve me raketa kampin Ashraf 3 në Manzë, ka ardhur një reagim zyrtar nga përfaqësuesit e kampit.

Zëdhënësi i Ashraf 3, Shahriar Kia, i ka cilësuar këto pretendime si pjesë e një strategjie propagandistike të regjimit iranian, duke theksuar se lajme të tilla synojnë të krijojnë pasiguri dhe tension artificial në opinionin publik shqiptar.

Sipas tij, skenarë të tillë nuk mbështeten në asnjë fakt konkret dhe nuk kanë bazë reale. Kia argumenton se përhapja e këtyre informacioneve lidhet me atë që ai e quan një përpjekje për luftë psikologjike, me synim destabilizimin përmes frikës dhe dezinformimit.

Ai shton se kjo fushatë, sipas vlerësimit të tij, zhvillohet në koordinim me elementë që veprojnë edhe në territorin shqiptar, me qëllim amplifikimin sa më të madh të mesazhit.

Në deklaratën e tij, zëdhënësi nënvizon gjithashtu aspektin teknik, duke pohuar se kapacitetet raketore të Iranit nuk e lejojnë arritjen e territorit shqiptar, çka sipas tij e bën të pamundur çdo pretendim për një goditje të tillë.

“Lajmet e publikuara nga Irani për mundësinë e një sulmi me raketa ndaj Ashraf 3 dhe mbulimi i tyre në disa media shqiptare janë thjesht propagandë e orkestruar nga regjimi iranian. Kjo po bëhet për qëllime lufte psikologjike, me qëllim krijimin e shqetësimit dhe kaosit në Shqipëri, me qëllim ndjekjen e qëllimeve të veta.

Këto pretendime nuk kanë bazë dhe nuk bazohen në asnjë fakt.

Kjo luftë propagande po kryhet në koordinim të ngushtë midis regjimit iranian dhe agjentëve të tij lokalë në Shqipëri, pikërisht për të rritur rezonancën dhe përhapjen e saj sa më shumë të jetë e mundur.

Është e qartë dhe e pamohueshme se raketat e regjimit iranian nuk kanë kapacitetin teknik për të arritur në Shqipëri”, ka deklaruar Shahriar Kia.

Reagimi vjen në një moment kur situata në Lindjen e Mesme mbetet e tensionuar, ndërsa në Shqipëri çështja e sigurisë së kampit Ashraf 3 ka qenë shpesh në qendër të debatit publik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.