E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet e ëma e 11-vjeçarit që u zhduk: E dënova se kishte pirë cigare!
Lajme

Flet e ëma e 11-vjeçarit që u zhduk: E dënova se kishte pirë cigare!

Nëna e 11-vjeçarit që u raportua si i zhdukur në Tiranë dhe u gjet mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, ka rrëfyer publikisht për herë të parë momentet e ankthit që përjetoi.

Ajo tregon se gjithçka nisi si një ditë e zakonshme. E kishte nisur djalin me furgonin e shkollës, por pak më vonë është njoftuar nga mësuesja se ai nuk kishte mbërritur në mësim. Shqetësimi u kthye menjëherë në alarm.

“Djalin unë e kam nisur për në shkollë, me furgonin e shkollës dhe në momentin që djali nuk ka shkuar në shkollë mua më ka njoftuar mësuesja. Jam zgjuar dhe kam shkuar tek shkolla, kam kërkuar nëpër lagje, me atë idenë që mos ka ikur për ndonjë lojë por ai nuk ekzistonte në lagje. Kemi hapur kamerat e shkollës por s’kemi parë gjë. Ku s’e kam kërkuar dje dhe nuk kisha asnjë kontakt. Pastaj nga ora 5 e gjys kam ardhur në Komisariat por kallëzimin e përfundova sot”, rrëfen ajo.

Pas orësh të gjata kërkimesh dhe pasiguri, një telefonatë i ka dhënë shpresë. Një grua e ka kontaktuar për t’i thënë se djali ishte parë në Portin e Durrësit.

“Sot që bëra kallëzimin më merr një grua në telefon pas dy orësh dhe më thotë ‘djali juaj është parë në portin e Durrësit’. Djali i tha asaj gruas se donte të shkonte në Kosovë, por ajo i tha: ‘Jo do rrish këtu me ne’. Djali filloi të qante. Telefonoj vëllain dhe ai niset direkt për atje dhe aty ka dalë patrulla dhe kanë gjetur djalin. Unë e kisha ‘dënuar’ sepse para disa ditësh kishte pirë cigare me një shok ‘mistrec’, dhe i kisha thënë që nuk do të të japë më lekë për bukë sepse ke bërë një gabim tek shkolla”, shprehet nëna.

Ajo thotë se ende nuk e di se si i biri ka arritur të shkojë deri në Durrës, ndërsa shpreson që rrethanat të sqarohen plotësisht. Mes emocionesh, ajo ka edhe një apel për prindërit e tjerë.

“Nuk ia kam idenë si ka shkuar deri në Portin e Durrësit por shpresoj që ta zbuloj! Dua ta zbuloj sepse nesër mund të më ndodhë prapë kjo gjë, dhe do i lutesha çdo nëne të mos e linin fëmijën vetëm. Unë si nënë, e kam përjetuar shumë keq dhe nuk do e lë më vetëm asnjëherë në botë. Sepse qenka një dhimbje shumë e madhe, edhe gëzim edhe dhimbje, por mendoj që sot duhet t’i përkushtohemi më shumë fëmijëve”, u shpreh ajo.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh, ndërsa rasti shërben si një sinjal alarmi për vigjilencë më të shtuar ndaj fëmijëve dhe komunikim më të afërt brenda familjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.