E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset 39-vjeçari turk
Lajme

Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset 39-vjeçari turk

Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Saukut në Tiranë, ku një shtetas turk ka mbetur i plagosur pas një konflikti me një person tjetër.

Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri është identifikuar si Halil Uçar, 39 vjeç. Ai është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në një spital privat, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm.

Burime mjekësore bëjnë të ditur se 39-vjeçari ka pësuar një plagë në shpatull. Pas ndërhyrjes së mjekëve, gjendja e tij është stabilizuar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet e para të hetimit rezulton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy personave. Dyshohet se edhe autori i të shtënave është shtetas turk. Në vendin e ngjarjes është përdorur një armë zjarri, që dyshohet të ketë qenë pistoletë.

Policia ka nisur menjëherë veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit dhe për të identifikuar autorin e dyshuar.

Në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit bën me dije se:

“Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H.U., 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk.”

Sipas policisë, 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.