E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tritoli te “Myslym Shyri”, makina e avokatit Idajet Beqiri në shënjestër
Flash

Tritoli te “Myslym Shyri”, makina e avokatit Idajet Beqiri në shënjestër

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku shënjestër ka qenë automjeti në pronësi të avokatit Idajet Beqiri.

Idajet Beqiri

Sipas të dhënave paraprake, automjetit dyshohet se i është vendosur tritol, i cili ka shpërthyer në rrethana që ende nuk janë bërë të qarta.

Mësohet se avokati Idajet Beqiri ndodhet jashtë vendit në momentin e ngjarjes. Deri më tani, nuk ka informacion të plotë mbi dëmet materiale të shkaktuara nga shpërthimi, ndërsa mbeten të paqarta arsyet e sulmit dhe identiteti i personave që mund të jenë përfshirë.

Rasti pritet të hetohet nga autoritetet për të zbardhur rrethanat e vendosjes së lëndës plasëse, si dhe për të identifikuar personat përgjegjës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.