E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gara për kreun e Autoritetit të Konkurrencës, emrat e kandidatëve
Lajme

Gara për kreun e Autoritetit të Konkurrencës, emrat e kandidatëve

Katër kandidatë janë zyrtarisht në garë për të marrë drejtimin e Autoriteti i Konkurrencës.

Komisioni Parlamentar për Financat, Ekonominë dhe Punësimin zhvilloi një seancë dëgjimore me kandidatët që kanë aplikuar për pozicionin e anëtarit të Komisionin të Konkurrencës, një post që pritet të shoqërohet edhe me emërimin si kryetar i institucionit.

Në këtë proces konkurrues janë përfshirë katër kandidatë: Pajtim Melani, Elidian Balla, Evis Noçka dhe kryetari aktual i institucionit, Denar Biba.

Sipas kuadrit ligjor në fuqi, anëtarët e Komisionit të Konkurrencës zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë. Një nga anëtarët propozohet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, dy propozohen nga Këshilli i Ministrave i Shqipërisë dhe dy të tjerë nga vetë Kuvendi.

Ligji përcakton që anëtarët e Komisionit të zgjidhen me shumicë votash, në një seancë ku duhet të jenë të pranishëm më shumë se gjysma e deputetëve të Kuvendit.

Mandati i tyre është pesëvjeçar, ndërsa po Kuvendi ka kompetencën të emërojë edhe kryetarin e Komisionit të Konkurrencës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.