E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rikthehet “Ferma VIP”, zbulohet data zyrtare e nisjes së spektaklit
Lajme

Rikthehet “Ferma VIP”, zbulohet data zyrtare e nisjes së spektaklit

Një nga formatet më të ndjekura nga publiku shqiptar, Ferma VIP, pritet të rikthehet shumë shpejt në ekran me një sezon të ri.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e spektaklit në Instagram, ku përmes një videoje promovuese është zbuluar edhe data e nisjes. Sipas njoftimit, edicioni i ri do të startojë më 27 mars, duke rikthyer në qendër të vëmendjes një eksperiencë unike për personazhet e njohur.

Ambienti rural, jeta në natyrë dhe sfidat e përditshme të fermës do të jenë sërish në fokus, ndërsa produksioni ngre pikëpyetjen që ka zgjuar menjëherë interesin e publikut: kush do të arrijë të shkojë deri në fund të kësaj gare?

Formati vendos VIP-at përballë një realiteti krejt ndryshe nga ai që janë mësuar, duke i larguar nga luksi dhe komoditeti i përditshëm, për t’i përballur me punët fizike, jetesën në kushte të thjeshta dhe izolimin nga jeta urbane.

Në krye të këtij sezoni do të rikthehet Arbana Osmani, e cila do të drejtojë sërish këtë aventurë televizive. Ndërkohë, mbetet ende mister lista e personazheve që do të bëhen pjesë e këtij edicioni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.