Rasti i Ilir Metës, kontrast me retorikën për prezumimin e pafajësisë
Rasti i Ilir Metës po përdoret si shembull i kontradiktës mes retorikës politike për prezumimin e pafajësisë dhe trajtimit real të të paraburgosurve. Pavarësisht se Gjykata e Posaçme ka vendosur kalimin e çështjes në gjykim themeli, duke e bërë të diskutueshme nevojën e izolimit, ish-presidenti vijon të qëndrojë në paraburgim. Ai u arrestua brutalisht nga policia dhe vijon në paraburgim.
Sipas kritikëve, kjo situatë bie ndesh me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili tani që SPAK kerkoi arrestimin e bashkepunetores me të afert Belinda Ballukun.
Rasti Meta paraqitet si provë e një standardi të dyfishtë në trajtimin e figurave politike.
Prandaj, nëse vërtet Edi Rama do të ishte sadopak i merakosur për standarte si ato të prezumimit të pafajësisë, apo trajtimit me dinjitet të atyre që ende nuk kanë një vendim fajësie të formës së prerë, ai s’do e kërkonte atë me zhurmë për të mbrojtur hajdutët e tij, por do e zbatonte heshtur për atë çka varet drejtpërdrejt nga ai. Dhe ai ka vendosur: një kundërshtar si Ilir Meta duhet persekutuar me metodat e një kohe tjetër, ndërsa denoncimin e mentalitetit të kësaj kohe e përdor në mënyrë të pafytyrë për të mbrojtur ata që kanë firmosur në vend ti tij, siç bëri së fundmi me Ballukun.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



