E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i lëviz të gjitha ‘marionetat’ për të ‘blinduar’ (jo)vetëm kryeqytetin
Lajme

Rama i lëviz të gjitha ‘marionetat’ për të ‘blinduar’ (jo)vetëm kryeqytetin

Kryeministri Edi Rama ka vijuar riorganizimin e strukturave të Partia Socialiste e Shqipërisë, duke mbledhur drejtuesit politikë të qarqeve një ditë pas Asamblesë së PS-së, në një lëvizje që sinjalizon një rifokusim të fortë në terren, veçanërisht në Tiranë.

Mbledhja, e zhvilluar në selinë qendrore të PS-së, nisi në orën 10:00 dhe solli një përforcim të dukshëm të njësive administrative në kryeqytet, ku janë angazhuar një sërë ministrash dhe figurash kyçe të mazhorancës.

Riorganizimi në Tiranë

Në njësitë kryesore të Tiranës janë bërë këto emërime:

  • Njësia 1: Lindita Nikolla, Adea Pirdeni, Mirela Kumbaro
  • Njësia 2: Gent Gazheli, Delina Ibrahimaj, Olta Manjani, Blendi Klosi
  • Njësia 3: Iris Luarasi, Edona Bilali, Ervin Demo
  • Njësia 4: Blerina Gjylameti, Eduard Shalsi
  • Njësia 5: Fatmir Xhafaj, Taulant Balla, Erion Braçe
  • Njësia 6: Albana Koçiu, Endrit Yzeiraj, Megi Fino, Belinda Balluku
  • Njësia 7: Sofian Jaupaj, Enkelejd Musabelliu, Arbian Mazniku, Etilda Gjonaj
  • Njësia 8: Igli Hasani, Vilma Premti, Niko Peleshi
  • Njësia 9: Ogerta Manastirliu, Olti Muzaka
  • Njësia 10: Besford Lamallari, Bledar Çuçi
  • Njësia 11: Damian Gjiknuri, Ervin Hoxha, Ulsi Manja
  • Njësia 12: Toni Gogu, Xhemal Qefalia, Silva Caka
  • Njësia 13: Elisa Spiropali, Anila Denaj
  • Njësia 14 dhe Kashari: Blendi Gonxhe, Plarent Ndreca

Fokus i ri drejtues në qarqe

Pas mbledhjes së Asamblesë, Rama ka vendosur një drejtim të përbashkët për Tiranën, duke ia besuar drejtimin politik Taulant Balla dhe Ogerta Manastirliu. Ndërkohë, Balla do të ketë edhe përgjegjësinë për diasporën.

Lëvizje të tjera të rëndësishme përfshijnë:

  • Damian Gjiknuri angazhohet në Tiranë
  • Eduard Shalsi largohet nga Kukësi
  • Drejtimi i PS në Kukës i besohet Erion Malajt
  • Ulsi Manja rikthehet në Dibër
  • Në Lezhë dërgohet ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi
  • Në Shkodër largohet Benet Beci, duke u zëvendësuar nga Enea Karakaçi
  • Blendi Klosi merr drejtimin e Durrësit
  • Belinda Balluku rikonfirmohet në Fier
  • Arbian Mazniku në Elbasan
  • Ervin Demo në Berat
  • Bledar Çuçi në Vlorë

Ky riorganizim shihet si një përpjekje për të rritur kontrollin politik në bazë dhe për të forcuar strukturat vendore të PS-së, në prag të sfidave të ardhshme elektorale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.