Doli me shalët ‘sheshit’, Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP
Një debat i fortë ka shpërthyer në rrjetet sociale pas publikimit të disa fotove nga një takim zyrtar mes kryetares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani, dhe ambasadores së Bashkimit Evropian në Tiranë.
Ish-deputeti Myslim Murrizi, i njohur për qëndrimet e tij të drejtpërdrejta dhe kritikat ndaj institucioneve të drejtësisë, ka reaguar me tone ironike dhe kritike, duke ngritur pikëpyetje mbi etikën zyrtare të funksionarëve të lartë të shtetit.
Sipas tij, veshja e zgjedhur nga Bogdani gjatë këtij takimi tejkalon standardet e protokollit shtetëror. Murrizi thekson se pozicioni publik dhe detyrimet ligjore për etikën kërkojnë një paraqitje formale dhe serioze, ndërsa stili i përdorur, sipas tij, është më i përshtatshëm për ambiente informale sesa për një takim zyrtar ku diskutohet për çështje të rëndësishme si reforma në drejtësi.
Në reagimin e tij, ai nuk kursen ironinë as ndaj asaj që e quan “Drejtësia e Re”, duke e lidhur këtë qasje me një frymë liberale që, sipas tij, po reflektohet edhe në mënyrën e paraqitjes së zyrtarëve. Ai bën gjithashtu një paralelizëm me rastin e anëtarit të KLP-së, Olger Eminaj, duke sugjeruar se debatet dhe polemikat brenda institucionit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.
Sipas Murrizit, situata të tilla tregojnë mungesë serioziteti në raport me partnerët ndërkombëtarë, duke lënë të kuptohet se vëmendja shpesh zhvendoset nga përmbajtja e detyrës tek elementë të jashtëm si paraqitja.
Reagimi i plotë i Myslim Murrizit:
“Shefja e Olger Eminajt pra kryetarja e KLP ZJ Mirela Bogdani ne nje takim zyrtar me Ambasadoren e BE ne Tirane ZJ Gonzates. Minimalja e etikes zyrtare kerkon nje veshje protokollare formale zyrtare nga çdo funksionar publik ne rrespekt te pozicionit publik qe mban dhe ne zbatim te ligjit te etikes zyrtare. Kjo lloj veshje duket “ pak” ekstravagante edhe per ne disko mendoj une ose jam shum i prapambetur. Ose keta te drejtesis se “ re” e kane si stil pro sorrosian kete model prezantimi prandaj dhe antari i KLP Olger Eminaj nuk u ndje fare ne siklet dje ne mbledhjen e KLP se ka menduar qe ne fund te fundit ne ne KLP dhe ne çdo hallke te kesaj drejtesie njelloj jemi por dikush e shfaq me sms e dikush me veshje duke treguar shalet tek perendimoret.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



