Një 27-vjeçar nga Fieri, i identifikuar si Kelmend Beqaj, ra në prangat e Policisë Kufitare në Kakavijë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Armëmbajtje pa leje”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier bënë të mundur ndalimin e shtetasit K. B., 27 vjeç, banues në Fier, i shpallur më parë në kërkim.
Nga hetimet rezulton se ky shtetas, më datë 05.01.2025, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin G. H., 42 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Për këtë rast, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Shtetasi K. B., u ndalua në Kakavijë nga shërbimet e Policisë Kufitare”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.







