E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Braçe ngre alarmin për rritjen e çmimeve: Perimet janë çmendur
Ekonomi

Erion Braçe ngre alarmin për rritjen e çmimeve: Perimet janë çmendur

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka ngritur alarmin për rritjen e ndjeshme të çmimeve të perimeve në Tiranë, duke e cilësuar situatën si shqetësuese për qytetarët.

Në një reagim publik, ai shpjegon se ka verifikuar çmimet në disa zona të kryeqytetit, përfshirë Njësinë 5, Njësinë 2 (zona e Shkollës së Baletit) dhe Njësinë 3 (Brryli), ku ka konstatuar nivele të njëjta të larta çmimesh.

“Perimet janë çmendur dhe ky është hall i madh”, shprehet Braçe, duke theksuar se rritja është e përhapur në të gjitha zonat e monitoruara.

Sipas tij, domatet po tregtohen me 300-350 lekë për kilogram, kryesisht produkte importi nga Greqi dhe Turqi, ndërsa prodhimi vendas mbetet i kufizuar dhe shpesh i papjekur për shkak të nxjerrjes së parakohshme në treg. Ndërkohë, speci i kuq arrin deri në 450 lekë për kilogram, por ofrohet në sasi të pakta.

Braçe kundërshton lidhjen e kësaj rritjeje me çmimin e karburantit, duke argumentuar se një rritje prej rreth 50 lekësh për litër naftë nuk mund të justifikojë çmime kaq të larta për produktet bujqësore.

Ai thekson se ndikimi kryesor vjen nga çmimet e importit, të cilat po reflektohen edhe në tregun vendas, ndërkohë që prodhimi vendas nuk arrin të mbulojë kërkesën.

Sipas deputetit, kjo situatë lidhet me probleme strukturore në sektorin e bujqësisë, të përkeqësuara nga përmbytjet në zonat prodhuese dhe kushtet e pafavorshme klimatike.

Në përfundim, ai rikujton thirrjet e tij për mbështetje dhe kompensim ndaj fermerëve, duke paralajmëruar se mungesa e ndërhyrjes po përkthehet drejtpërdrejt në çmime më të larta për konsumatorët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.