Atmosfera brenda grupit parlamentar të PS vijon të jetë e tensionuar, pas episodeve të fundit të përplasjeve mes figurave të larta politike.
Pas debatit të fortë të raportuar në mbledhjen e kaluar, ku Elisa Spiropali pati një përballje direkte me kryeministrin Edi Rama, situata duket se nuk është qetësuar.
Në mbledhjen e zhvilluar sot, Spiropali ka zgjedhur të ulet përballë Ramës, një veprim që është interpretuar si një sinjal i qartë sfide në një klimë tashmë të acaruar brenda mazhorancës.
Kujtohet se gjatë diskutimeve në mbledhjen e mëparshme, Rama iu drejtua ashpër Spiropalit me fjalët: “ti mos fol në prezencën time”, një moment që u pasua me tensione të dukshme në sallë dhe reagime nga të pranishmit.
Lëvizjet dhe qëndrimet e fundit brenda grupit parlamentar po ndiqen me vëmendje, pasi mund të reflektojnë dinamika të reja dhe përplasje të brendshme në radhët e socialistëve.







