E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dyndje rekord në Morinë, rreth 33 mijë qytetarë në 24 orët e fundit
Lajme

Dyndje rekord në Morinë, rreth 33 mijë qytetarë në 24 orët e fundit

Rreth 33 mijë qytetarë kanë kaluar përmes pikës kufitare të Morinës gjatë 24 orëve të fundit, duke shënuar një fluks të lartë lëvizjesh në të dy drejtimet.

Sipas të dhënave zyrtare, hyrjet në Shqipëria kanë arritur në 17,363 shtetas, të cilët kanë udhëtuar me 5,100 automjete dhe 66 autobusë. Ndërkohë, janë regjistruar 15,704 dalje nga vendi me 4,128 automjete.

Ky fluks i lartë është përballuar pa krijuar radhë, falë zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila ka mundësuar kalim të shpejtë dhe pa ndërprerje në kufi.

Pjesa më e madhe e udhëtarëve kanë si destinacion pushimet, vizitat turistike dhe qëndrimet në zona kurative. Vizitorët nga Kosova vijojnë të mbeten një faktor kyç për turizmin, veçanërisht në bregdetin shqiptar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.