Kush pastron lekët me Jet Bank dhe roli i Fatbardha Rinos !

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Pronari shkarkoi veten,si pjesë e Durana nën hetim nga SPA

Kush pastron lekët me Jet Bank? Pronari shkarkoi veten, roli i Fatbardha Rino! Pjesë e Durana nën hetim nga SPAK

Tiranë – Zhvillime të reja po shoqërojnë projektin e bankës digjitale JetBank dhe projektin e investimeve Korporata Shqiptare e Investimeve, ndërsa në skenë shfaqen ndryshime drejtimi dhe verifikime nga drejtësia.

Në korrik të vitit 2025, shtetasi Iden Avishai, pronari i JetBank, u tërhoq nga pozicioni i tij si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë JetAlbania. Në atë kohë kompania nuk ishte ende bankë, pasi licencimi nga Banka e Shqipërisë u dha vetëm disa javë më parë gjatë vitit 2026.

Pas largimit të Avishait, kompetencat e tij në Këshillin Mbikëqyrës iu transferuan Fatbardha Rino, një ish-bankiere me përvojë në Union Bank Albania.

Struktura e pronësisë

Sipas të dhënave zyrtare, kompania që zotëron JetBank dhe JetAlbania është Jet Holding B.V., e regjistruar në Amersfoort, në rajonin e Utrecht, në Holanda. Raportohet se selia e saj ndodhet në një vilë luksoze në këtë qytet.

Dokumentet tregojnë gjithashtu një element kronologjik interesant: Avishai, i lindur në vitin 1980 sipas të dhënave të depozituara pranë autoriteteve shqiptare, rezulton më i ri se vetë kompania që kontrollon bankën digjitale. Jet Holding B.V. është krijuar në vitin 1994 në Utrecht, kohë kur Avishai ishte vetëm 14 vjeç.

Hetime për projektin DURANA

JetBank rezulton të jetë pjesë dhe e regjistruar në Projektin Durana Tech nën hetim bga Spak.

Ndërkohë, në fillim të janarit, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur verifikime edhe për projektin Durana, një nismë e lidhur me Korporatën Shqiptare të Investimeve.

Sipas informacioneve, këto verifikime po zhvillohen në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe aktorët kryesorë të saj.

Projekti Durana, i lidhur edhe me zonën e Xhafzotaj, raportohet të jetë pjesë e interesit të hetuesve për çështje që lidhen me investimet dhe taksat.

Në këtë fazë, SPAK nuk ka bërë publike detaje të tjera mbi verifikimet apo personat që mund të jenë objekt i hetimit.

 

Publikuar nga Publik Media