Çfarë po ndodh, Tirana pranë kolapsit nga e hëna?

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Shërbimi i transportit urban në Tiranë mund të përballet me kufizime serioze ose edhe bllokim që nga e hëna, pas paralajmërimeve të operatorëve për vështirësi të mëdha financiare që po rrezikojnë vijueshmërinë e linjave të autobusëve.

Aktivisti dhe përfaqësuesi i sektorit, Kostandin Foni, deklaroi se situata ka ardhur si pasojë e mungesës së reagimit nga institucionet përkatëse, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga shoqatat e transportit, veçanërisht pas rritjes së çmimit të karburanteve.

Operatorët paralajmërojnë se java e ardhshme do të jetë vendimtare për fatin e transportit urban në kryeqytet, duke ngritur shqetësime serioze për një bllokim të mundshëm të lëvizjes së përditshme të qytetarëve nëse nuk arrihet një marrëveshje emergjente.

“Bllokimi vjen nga mos reagimi apo mos marrja e masave nga institucionet përkatëse. Ne si shoqatë i kemi ezauruar të gjitha hallkat në mënyrë që zëri ynë të shkonte në institucionet përgjegjëse, që të mos arrihej deri këtu.

Operatorët ndodhen para faktit që nuk kanë mundësi financiare për vijueshmërinë e transportit. Java e ardhshëm është vendimtare, ose do të shlyejë pagat e punonjësve ose do të furnizohen me karburant.

Ne jemi ulur në tryezë dhe kemi kërkuar ndihmë nga institucionet, kemi kërkuar riaktivizimin e paketës së emergjencës, kompensimi i vlerës së shtuar në litrin e karburantit. Punonjësit nuk kanë marrë ende pagën e muajit shkurt, ndërkohë që janë rritur shpenzimet e tyre me rritjen e çmimeve”, tha a

Publikuar nga Publik Media