Bllokohen doganat drejt Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjes

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka njoftuar se, sipas informacionit të marrë nga autoritetet doganore të Malit të Zi, gjatë datave 14-16 prill 2026 do të zhvillohet një grevë e transportuesve në disa vende të rajonit.

Greva do të përfshijë gjithashtu Bosnje dhe Hercegovinën dhe Serbinë, duke sjellë si pasojë bllokim të përkohshëm të lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë në pikat kufitare dhe korridoret rrugore.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj periudhe do të lejohen të kalojnë vetëm:

  • mjetet që transportojnë kafshë të gjalla
  • rastet emergjente
  • autoveturat

Autoritetet paralajmërojnë se kjo situatë mund të shkaktojë vonesa dhe fluks të shtuar në kufij, ndaj u bëhet thirrje bizneseve dhe transportuesve të planifikojnë paraprakisht lëvizjet e tyre.

Afati i zbatimit të kësaj mase është nga data 14 deri më 16 prill 2026.

Publikuar nga Publik Media