E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dosja ‘Partizani’, Berisha në ‘qiellin e 7-të’: Duhet të jenë dhe mediat
Lajme

Dosja ‘Partizani’, Berisha në ‘qiellin e 7-të’: Duhet të jenë dhe mediat

Kreu i PD pret me padurim përballjen me Ramën: I thoni të bëhet burrë!

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Sali Berisha për t’u thirrur si dëshmitar në dosjen “Partizani” të kryeministrit Edi Rama.

Para gazetarëve, sot në ambientet e jashtme të Kuvendi i Shqipërisë, Berisha tha se mezi e pret këtë “përballje”.

“Çdo gjykatës serioz vendos marrjen në ndjekje penale të Ramës për ato akte, por edhe thirrja…do jemi ballë për ballë dhe i thoni të bëhet burrë dhe të mos kërkojë seancë pa media. Të shohin shqiptarët se cili është Edi Rama në atë aferë, çfarë akte korruptive ka kryer ai duke ndryshuar destinacion pa asnjë kërkesë nga pronarët por vetëm për llogari të xhepit të tij. Unë përballjen e kërkoj dhe e kam kërkuar me Edi Ramën, ai është njeriu që ka një aferë të tmerrshme korruptive, ka firmos ndryshim destinacioni pa kërkesë të pronarëve”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.