E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi: Rama shkoi në Paris të festonte ditëlindjen e gruas së Ron Yefet
Lajme

Denoncimi: Rama shkoi në Paris të festonte ditëlindjen e gruas së Ron Yefet

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur akuza të forta në lidhje me atë që e cilëson si “megaskandalin KAYO”, duke pretenduar se interpelanca e kërkuar nga Klevis Balliu nuk është zhvilluar realisht për shkak të kësaj çështjeje.

Sipas Këlliçit, në qendër të skandalit qëndron marrëdhënia mes kryeministrit Edi Rama dhe biznesmenit Ron Yefet, i cili sipas tij është themelues i kompanisë KAYO. Deputeti demokrat pretendon se përmes vendimeve të qeverisë, Yefet ka përfituar rol me ndikim edhe në çështje që lidhen me sigurinë dhe angazhimet e Shqipërisë në NATO.

Ai u ndal edhe te një vizitë e kryeministrit në Paris në vitin 2020, duke hedhur dyshime mbi natyrën e saj.

“Interpelanca urgjente me ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi u refuzua në raport me megaskandalin që ka të bëjë me KAYO-n me mikun e ngushtë të kryeministrit Ramës, mashtruesin ndërkombëtar Ron Yefet dhe mashtruesin që endet rrugëve të Shqipërisë për të arrë VKM nominale nga Rama.

Rama më 8 tetor 2020 kishte udhëtuar për në Paris, të enjten e 8 tetorit 2020 nuk kishte udhëtuar për një axhendë zyrtare drejt Francës, por për të festuar ditëlindjen e bashkëshortes së Yeffet. Prova e pushtetit të të akuzuarit për mashtrim Yeffet, për t’i zhvatur 7.6 mld dollarë një shtetasi amerikan. Kjo është prova që fakton lidhjen korruptive Rama-Yeffet.

Sot miku mashtrues ka në dorë fatinë armëve në Shqipëri. Ka lënë në dorë të tij edhe fatin tonë në NATO”, tha ai.

Deklaratat e Këlliçit vijnë në një klimë të tensionuar politike, ndërsa çështja e përmendur pritet të sjellë reagime dhe përplasje të mëtejshme në arenën publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.