Tayna emocionon Moza Ahmetin, gjesti i papritur e lë ‘pa mend’

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Një moment sa i bukur aq edhe i papritur ka surprizuar banorët e Fermës VIP, duke vendosur në qendër të vëmendjes poeten Mimoza Ahmeti.

Atmosfera në fermë mori një tjetër dimension kur në qiell u shfaq një dron që mbante një mesazh mbështetës për Mozën. Por ajo që e bëri këtë moment edhe më të veçantë ishte identiteti i personit që qëndronte pas kësaj surprize.

Droni ishte dërguar nga reperja e njohur Tayna, një gjest që lidhet drejtpërdrejt me energjinë dhe shpirtin rinor që Mimoza Ahmeti ka treguar gjatë qëndrimit të saj në spektakël.

Që në ditët e para në fermë, Moza ka kënduar këngën “Si ai” të Taynës, duke krijuar një lidhje të veçantë me repertorin e artistes. Nga ana tjetër, edhe Tayna ka reaguar në rrjetet sociale, duke shprehur hapur mbështetjen e saj për poeten.

Mesazhi i dërguar përmes dronit ishte i thjeshtë, por domethënës: “Një diell si, si ti, si ti”.

Surpriza e ka emocionuar pa masë Mimoza Ahmetin, ndërsa banorët e tjerë e kanë përgëzuar për këtë moment të veçantë që solli një tjetër energji në shtëpinë e “Ferma VIP”.

Publikuar nga Publik Media