E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK aksion në Call Center-at në Tiranë, kontrolle edhe në banesa
Lajme

SPAK aksion në Call Center-at në Tiranë, kontrolle edhe në banesa

Dyshime për punonjës policie të përfshirë

SPAK ka ndërmarrë një operacion të gjerë në Tiranë, duke ushtruar kontrolle në disa Call Center-a dhe ambiente të tjera të lidhura me to.

Aksioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe është shtrirë jo vetëm në hapësirat e bizneseve, por edhe në disa banesa. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dokumente të ndryshme, pajisje elektronike dhe shuma parash, të cilat dyshohet se lidhen me veprimtari të paligjshme.

Sipas burimeve mediatike, operacioni është zhvilluar në mënyrë të pavarur nga SPAK, për shkak të dyshimeve se në këto aktivitete mund të jenë të përfshirë edhe punonjës të strukturave policore.

Ky aksion vjen në vijim të ndërhyrjeve të njëpasnjëshme ndaj Call Center-ave në vend, ku në raste të mëparshme janë sekuestruar pasuri me vlerë miliona euro dhe janë arrestuar disa persona të dyshuar.

Hetimet vijojnë, ndërsa priten zhvillime të reja në lidhje me këtë operacion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.