E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“I lumtë asaj të pastrehës së AKSHI-t, bënte oh-oh-oh në pishinë”
Lajme

“I lumtë asaj të pastrehës së AKSHI-t, bënte oh-oh-oh në pishinë”

Ironi e fortë e Korreshit: Myzeqeja po ha domaten 5 mijë lekë, mrrokulla e sistemit s’punon, bën viu-viu

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i PD, Sajmir Korreshi mbajti një qëndrim kritik dhe të mbushur me ironi ndaj mazhorancës dhe qeverisë, duke u ndalur te problematikat e bujqësisë, shërbimet ndaj qytetarëve dhe funksionimi i sistemeve shtetërore, veçanërisht AKSHI.

Deputeti demokrat ngriti shqetësimin për situatën e fermerëve, sidomos në zonën e Myzeqesë, duke theksuar mungesën e mbështetjes nga institucionet përgjegjëse dhe pasojat e kushteve të vështira atmosferike që kanë dëmtuar prodhimin bujqësor.

“Ishte koha kur aplikohej për lekët e naftës dhe u jepej atyre të Partisë Socialiste dhe çfarë mbetej, ndonjë pikë nafte, shërbeheshin për të tjerat. A quhet shërbim kur përmbytesh, apo kur u përmbytën mijëra hektarë në Lushnjë, apo kur uji vjen pik-pikë. Merr ndihmë ai me 5 lopë, por jo ai me 3 apo 4, pse? Mbarështimin e derrave thotë Ministria e Bujqësisë, se po s’pate 5 derra… në kufijtë e qesharakes, kjo është tallje. Ka vajtur domatja 5 mijë lekë, shërbim. Deri në këto kushte kemi arritur, që të hajë Myzeqeja domate me 5 mijë lekë, apo speci, se i griu ngrica. I shërbeu njeri këtyre? Askush”, u shpreh ai.

Më tej, Korreshi u ndal te shërbimet online dhe problemet që hasin qytetarët në përdorimin e tyre, duke ironizuar funksionimin e sistemeve të dixhitalizuara.

“Këto lidhen të gjitha me sistemet, me mrrokullat që vijnë vërdallë, ose kur shkon te doktori, mos thuaj ti se të dhëmb barku, thuaj më dhemb kraharori se është mbyll sistemi, për këtë është hapur. Ja ky është sistemi. Shërben sistemi? Opingat…? Ti aplikon, por vjen vërdallë mrokulla atje, viu-viu-viu, sistemi atje… Kaq shumë i keni shtuar ju këto sisteme sa dikur pensionisti paguante 500 lekë, kurse tani e keni çuar 10 mijë lekë, pra dikur jepje 500 lekë dhe tani do paguash 10 me shërbimet. Hajde në Lushnjë dhe shikoje ti paguan bashkia apo hija…”, tha ai.

Në vijim, deputeti demokrat adresoi edhe akuzat për abuzime dhe skandale të lidhura me AKSHI-n, duke përdorur tone të forta ironie ndaj drejtuesve të institucionit dhe mënyrës së menaxhimit të fondeve publike.

“Kishte probleme sistemi, del pas 7 ditësh, paguan edhe kamat vonesën, se të thotë s’punonte sistemi, se i hëngri AKSHI, shishja e verës 200 mijë euro. I duheshin AKSHI-t se ishte hallexhie, ishte pa shpi, ishte me qira. Ajo rrinte në pishinë, oh-oh-oh, ne i jepnim para. Dolën një shtëpi, dy, tre katër, një gllënjkë 1 mijë euro, me jaht, në shërbim të popullit, edhe jahtin, patjetër, lodheshin shumë. Si Jovan Bregu, do magazinier, na bëhu magazinier. Të marrim njerëz peng dhe t’i detyrojmë të tërhiqen, pse budallenj jemi ne, me verë atje, me arkë e brenda. Të dhënat tona te AKSHI, që e sulmuan iranianët, janë bërë si ato çorapet e grisura e që i var e duken atje vrima-vrima. Ky është sistemi i AKSHI-t. Po të vesh atje të presin me buzëqeshje ‘s’ka sistem, s’punon sistemi’ thonë… shëndet e fjalë e vërtetë”, vijoi ai.

Në përmbyllje të fjalës, Korreshi theksoi se situata për qytetarët dhe sektorin e bujqësisë mbetet e rënduar, duke vijuar me tone ironike për mënyrën se si menaxhohen institucionet dhe projektet publike.

“Tërbohesh… Kjo është e vërteta e hidhur! Qytetari është lënë në kushte mizerabël, bujqësia në kushte mizerabël. Ministria e Bujqësisë u thotë ‘ngrohuni njëherë në diell dhe me kismet flasim prapë’ dhe kur vjen koha sistemi nuk punon prapë. Sistem gjithandej dhe sistemi s’punon askund. U lumtë atyre të AKSHI-t, ata ikën në drejtim të paditur, ju i kërkoni në drejtim të paditur, vera iku në drejtim të paditur, vetëm jahti mbeti në port, meqë do bëni edhe këto portet e reja, të lozin këta të paditurit e tjerë se çfarë ndodh me paditurinë e sistemit tonë”, përfundoi deputeti i PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.