E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si u mor peng Ervin Mata para RTSH-së nga Ervis Martinaj
Lajme

Si u mor peng Ervin Mata para RTSH-së nga Ervis Martinaj

Deklaratat të forta nga Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka ndarë detaje të forta mbi të shkuarën e Ervin Matës, duke u ndalur te arrestimi i tij i fundit në Brazil dhe rruga që, sipas tij, e çoi drejt botës së krimit.

Gjatë një interviste, Hoxha tregoi se Mata ishte përfshirë në aktivitete kriminale që në moshë të re, pavarësisht se vinte nga një familje me gjendje të mirë ekonomike. Ai theksoi se Mata nuk ishte pjesë e një grupi të mirëfilltë kriminal, por dallohej për aftësinë për të ndërmjetësuar dhe organizuar marrëveshje të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Sipas gazetarit, një nga episodet më të rënda në jetën e tij ka ndodhur rreth 13 vite më parë, kur ai është marrë peng në mes të ditës në zonën pranë RTSH. Hoxha pretendon se ngjarja ka ndodhur para se emri i Matës të bëhej publik pas incidentit në ish-Bllok.

Ai shtoi se Mata u detyrua të përfshihej në një situatë presioni, ku iu dha një shumë e madhe parash dhe iu kërkua të ndërmjetësonte për çështje pronësie. Në këtë situatë përmendet edhe emri i Ervis Martinaj si person i përfshirë në atë episod.

Hoxha theksoi gjithashtu se Mata kishte krijuar lidhje dhe kontakte që i mundësonin organizimin e linjave të trafikut nga Amerika Latine drejt Europës, duke e bërë atë një figurë kyçe në ndërmjetësimin e operacioneve të tilla.

“Kur ka ndodhur ngjarja në Bllok, Ervin Mata ka qenë 31 vjeç dhe ky është futur shpejt në këtë lloj industrie, vjen nga një familje me gjendje shumë të mirë financiare, i ati ka pasur një hotel para ’97, nuk ishte nga këta që vinte nga rruga. Ai nuk ka grup të vetin, por marrëveshjet që bënte, linjat që përdorte, ishte i aftë të organizonte një transfertë droge nga Amerika Latine, e doje në Hamburg ta zbarkonte aty… Është marrë peng para RTSH, para se të ndodhte ngjarja në Bllok, në mes të ditës dhe është futur në një qendër tregtare aty pranë dhe është marrë nga Ervis Martinaj. U mor peng për një kullë që po ndërtohej. I është dhënë një çantë me 2 mln euro dhe i thanë çoja babait të firmoste, është filmuar aty. Por Ervin Mata nuk ishte tipi i gangsterit që rrinte me armë në brez, ishte çështje e një investimi që sot vlen 100 mln euro. Është marrë që të lëshonin truallin dhe nuk e ka lëshuar, u ka thënë që është punë e babait tim dhe nuk ndërhyj. Kur ndodhi ngjarja në Bllok nuk ishin të panjohur me njëri-tjetrin”, tha gazetari Artan Hoxha.

Deklaratat e gazetarit hedhin dritë mbi një profil kompleks dhe të diskutueshëm, ndërsa autoritetet ndërkombëtare vijojnë hetimet për aktivitetin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.