Dosja ‘Partizani’, Balla: Ditë e madhe për Shqipërinë!
Pak para dëshmisë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për çështjen e njohur si “Partizani”, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka dhënë një prononcim për mediat.
“Ditë e madhe për Shqipërinë. Politikanët që vijnë këtu duhet që të mbështesin drejtësinë, punën e SPAK ë po çmonton korrupsionin shumëvjeçar në Shqipëri.”, tha ai.
Balla theksoi gjithashtu se i qëndron deri në fund kallëzimit të bërë ndaj Sali Berishës për këtë çështje.
“Në gjë është e sigurt se këtij kallëzim i qëndroj fjalë për fjalë. Një familjari i joti shkon dhe u premton se do u kthehet prona dhe ua merr atë me më lirë. Sot po flasim për korrupsion, dhe ai rasti tjetër nuk është i tillë. Patjetër që do të përgjigjem (Nëse dënohet për kallëzim të rremë)”, pohoi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



