“Protesta mat forcën e opozitës, por Basha e ka gabim kur thotë se do ç’montojë qeverinë”
Ish Ministri i Jashtëm i PD-së Besnik Mustafaj e sheh protestën e 27 janarit si një provë të rëndësishme për opozitën, pasi sipas tij ajo do të masë realisht forcën e PD-së e LSI-së.
Pro ndryshe nga Lulzim Basha, Besnik Mustafaj shprehet se protesta në fjalë nuk do të rrëzojë dot qeverinë pasi kjo e fundit ka legjitimitet dhe s’mund të “çmontohet” nga një lëvizje e opozitës.
I ftuar në Neës 24, Mustafaj thekson se nëse protesta ka karakter demokratik nuk rrezikon apo pengon çeljen e negociatave me BE-në, ashtu siç pretendon kryeministri.
“Ka një refuzim të analizës së gjendjes nga ana e Ramës. Ai do të spekulojë me ndjeshmërinë që kanë protestat. Por a mundet që protestat të pengojnë çeljen e negociatave? Un po ju them nëse protestat do jenë në logjikën e demokracisë unë mendoj se nuk e pengojnë çeljen e negociatave. Këto protesta kanë një veçanti, pasi këtë herë kanë një pakënaqësi ndaj qeverisë. Pritet të matet forca e protestuesve të opozitës dhe forca e LSI në protestë, pasi nuk ka protestuar kurrë. Nuk besoj se ato që thotë Basha se pas kësaj proteste ne do çmontojmë qeverinë. Qeveria ka legjitimet të plotë. Protesta do ta thellojë ndjeshmërinë e opinionit publik për ckanabisimin e vendit”- u shpreh Mustafaj.
Në lidhje me qeverinë e majtë dhe mënyrën sesi Rama po qeveris, Besnik Mustfaj nxjerr një element shqetësues, duke deklaruar se optika e kryeministrit mbi veten dhe partinë që drejton, është ajo e një “shpëtimtari” që kujton se njeh të gjitha problemet.
“Rama ka një përqendrim të madh të pushtetit tek vetja dhe kërkon mirënjohjen nga të tjerët. Ai ka dy probleme të mëdha. E para përqendrimin e problemeve të mëdha tek dora e tij. Aspekti i dytë është se ai nuk i njeh problemet. Qeveritarët tanë mendojnë se ata janë shpëtimtarët e situatës dhe sipas tyre mbreti u qan hallin çdo subjekti të vet”- tha Mustafaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



