E quajti kuçkë Arbanën, zbulohet lidhja e Fabiolës me Eduart Grishajn
Përplasja e fundit në spektaklin Ferma VIP, ku konkurrentja Fabiola iu drejtua me gjuhë fyese moderatores Arbana Osmani, ka ndezur debat të gjerë në opinionin publik dhe në rrjetet sociale.
Pas incidentit, vëmendja është zhvendosur edhe drejt një deklarate të mëhershme të një prej banoreve, duke ngritur pikëpyetje mbi një lidhje të mundshme familjare mes saj dhe bashkëshortit të moderatores, regjisorit Eduart Grishaj.
Diskutimi lidhet me një episod të transmetuar disa ditë më parë brenda shtëpisë së spektaklit. Gjatë një aktiviteti ku u shfaq një film i realizuar nga Grishaj, në fund të projeksionit, banorja Ola deklaroi para të pranishmëve: “Eduart Grishaj, kushëriri jem”.
Por gjithashtu, në rrjet po qarkullon një fragment nga një intervistë e mëhershme televizive e regjisorit me moderatorin Arian Çani. Gjatë bisedës, Çani përmend origjinën e Grishajt nga zona e Bajzës, në veri të Shqipërisë, një fakt që konfirmohet edhe nga vetë regjisori.
Ky detaj është rikthyer në vëmendje së fundmi si një element që mund të lidhet me pretendimin e bërë në spektakël. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar që të vërtetojë ekzistencën e një lidhjeje farefisnore mes palëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



