E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza nisin fushatën antikanabis
Lajme

Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza nisin fushatën antikanabis

Hita: Luftë dhe betejë kundër narkotikëve, dëmtojnë të ardhmen tonë

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane, ka nisur zyrtarisht fushatën e përvitshme kundër kultivimit të kanabisit, i cili shënoi edhe 15-vjetorin e kësaj nisme të përbashkët, duke rikthyer operacionet e përbashkëta të monitorimit në të gjithë territorin.

Kjo fushatë konsiderohet tashmë një praktikë e konsoliduar bashkëpunimi mes dy vendeve, me fokus të qartë në parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë aktivitetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, theksoi rëndësinë e kësaj beteje, duke e cilësuar luftën kundër narkotikëve si një përpjekje thelbësore për mbrojtjen e së ardhmes së shoqërisë.

Edicioni i këtij viti sjell disa risi në aspektin operacional, duke përfshirë shtimin e numrit të fluturimeve monitoruese, zgjerimin e orëve të patrullimit ajror, angazhimin e më shumë personelit dhe përdorimin e teknologjive të avancuara për identifikimin e zonave me risk.

Delegacioni italian, i kryesuar nga Lorenzo Bucossi, drejtues i lartë i Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë, u prit në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në fjalën e tij, Hita vlerësoi këtë partneritet si një model të suksesshëm strategjik, që ka prodhuar rezultate konkrete në parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike.

Sipas tij, kombinimi i kapaciteteve operacionale me ekspertizën dhe teknologjinë ka mundësuar identifikim më të hershëm të zonave problematike, ndërhyrje më efikase në terren dhe ulje të ndjeshme të rasteve të evidentuara.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi italian Bucossi e cilësoi bashkëpunimin mes dy strukturave si një shembull të qëndrueshëm partneriteti policor, i cili ka evoluar ndër vite në një model referimi.

Në vijim, ai i adresoi një ftesë zyrtare drejtuesit të Policisë së Shtetit për një vizitë në Itali, si shenjë e vullnetit për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Ndërkohë, Gjeneral Brigade Franzese vlerësoi rezultatet e arritura nga monitorimi ajror, duke nënvizuar gatishmërinë e strukturave shqiptare për të reaguar me shpejtësi ndaj çdo informacioni të përcjellë nga Guardia di Finanza dhe për të ndërhyrë në kohë në rastet e evidentuara të kultivimit të paligjshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.