E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
OSHEE lë në errësirë Ministrinë e Brendshme, shokohen edhe turistët
Lajme

OSHEE lë në errësirë Ministrinë e Brendshme, shokohen edhe turistët

Blackout në zemër të Tiranës

Një ndërprerje e papritur e energjisë elektrike ka lënë në errësirë të plotë Ministrinë e Brendshme, një pjesë të konsiderueshme të qendrës së Tiranës, si dhe disa biznese dhe ambiente shërbimi përreth zonës.

Incidenti ka ndodhur në një nga oraret më të frekuentuara të ditës, duke shkaktuar jo pak konfuzion dhe shqetësim tek qytetarët dhe vizitorët.

Situata ka tërhequr vëmendjen edhe të turistëve të shumtë që ndodheshin në zonën qendrore të Tiranës, të cilët janë shprehur të habitur se si një ndërprerje e tillë mund të ndodhë në zemër të kryeqytetit.

Ndërkohë, mungesa e energjisë ka ndikuar përkohësisht në funksionimin e disa shërbimeve dhe aktiviteteve tregtare në zonë.

Deri në këto momente, nuk ka ende një reagim zyrtar nga OSHEE lidhur me shkaqet e defektit apo një afat të qartë se kur pritet rikthimi i furnizimit me energji elektrike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.