E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Olsi Bylyku rrëfen momentet e tmerrit gjatë fluturimit për Milano
Lajme

Olsi Bylyku rrëfen momentet e tmerrit gjatë fluturimit për Milano

Një incident i frikshëm gjatë një fluturimi nga Tirana drejt Milanos është bërë publik nga këngëtari dhe aktori i njohur shqiptar, Olsi Bylyku, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në një “story” në Instagram, artisti ka ndarë përjetimin e tij, duke e cilësuar si një nga momentet më të vështira që ka kaluar gjatë udhëtimeve ajrore, pavarësisht se prej dy vitesh është aktiv në fluturime.

Sipas Bylykut, situata ka ndodhur menjëherë pas nisjes nga Tirana, kur një rrufe goditi avionin, duke shkaktuar panik dhe momente kaotike në bord.

“Mbas 2 vitesh aktiv në fluturime, hera e parë që më ka ndodh ky horror në fluturimin Tiranë–Milano. Gjatë nisjes nga Tirana, një rrufe goditi avionin dhe situata kaotike reflektonte deri tek vetë ekuipazhi,” – shprehet ai.

Artisti shton se, ndonëse mund të ketë reagime skeptike apo ekzagjerime nga publiku, pasagjerët që ishin të pranishëm në avion e kuptojnë më mirë seriozitetin e situatës.

Në fund të reagimit të tij, Bylyku falënderon Zotin që gjithçka përfundoi pa pasoja, duke shkruar: “God is GOOD!”, ndërsa me nota humori shton se për kthimin nga Milano në Tiranë preferon të udhëtojë me makinë.

Ky episod rikthen vëmendjen mbi frikën që turbulencat dhe fenomenet natyrore mund të shkaktojnë tek pasagjerët, edhe pse sipas ekspertëve të aviacionit, goditjet nga rrufetë janë të zakonshme dhe avionët modernë janë të projektuar për t’i përballuar pa rrezik për jetën e udhëtarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.