Lidhja me Eglin nuk harrohet, fotoja e Olsi Bylykut bën lëmsh rrjetin
Edhe pse kanë ndarë rrugët prej kohësh, kujtimi i marrëdhënies mes Olsi Bylykut dhe Egli Takos duket se ende jeton në profilin e aktorit në Facebook.
Së fundmi, Egli ka folur hapur për lidhjen e tyre dhe për sakrificat që bëri për karrierën e tij. Ndërkaq, në profilin e Olsit, mbetet ende një foto e publikuar më 14 shkurt 2023, në Ditën e Shën Valentinit, ku të dy shihen të buzëqeshur.
Përveç fotos, Olsi ka lënë edhe një dedikim të veçantë: “Nuk e kemi qejf si festë, por më shumë për çështje rregulli. Gëzuar Shën Valentinin dhe dashuroni çdo ditë @eglitakoooo.”
Ky detaj ka ndezur debat në rrjetet sociale: a është kjo një kujtim i dashur që Olsi ka dashur ta ruajë, apo thjesht një moment që ai ka harruar ta fshijë?
Çfarëdo të jetë, lidhja e tyre mbetet ende një temë e gjallë në bisedat online.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



