E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Luana Vjollca ndez rrjetin, gati rikthimi i bujshëm i saj në ekran
Showbiz

Luana Vjollca ndez rrjetin, gati rikthimi i bujshëm i saj në ekran

Moderatorja Luana Vjollca ka ndezur kuriozitetin e ndjekësve me disa story të publikuara nga Berati, ku shfaqet në një set xhirimi profesional, mes kamerave, mjeteve të produksionit dhe ekipit teknik.

Edhe pse ajo nuk ka zbuluar asnjë detaj mbi projektin e ri, titullin apo rolin që mban, një detaj ka bërë menjëherë bujë: prania e Olsi Bylykyt në të njëjtin vend, të njëjtën ditë. Në videot e shpërndara prej tij nga “Day 16” i xhirimeve të filmit të ri, Olsi shihet në punë përpara kamerës — dhe në të njëjtën kohë, Luana ndan pamje identike nga seti.

Luana Vjollca rikthehet në ekran, këtë herë në një

Kjo ka mjaftuar që nisur nga fansat të shpërthejnë hamendësimet: Luana Vjollca po bëhet pjesë e filmit të ri të Olsi Bylykut? Të gjithë sinjalet çojnë në këtë drejtim, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ende një konfirmim zyrtar.

Luana mjaftohet me dy mbishkrime enigmatike, “Deri në fund dëgjojeni” dhe “Nisim.”, duke lënë të kuptohet se projekti është në fazë intensive, por duke mos zbuluar asgjë më tepër.

Luana Vjollca rikthehet në ekran, këtë herë në një

Me shumë gjasa, moderatorja po përgatit një rikthim surprizë, këtë herë jo në skenë, por në ekranin e madh — dhe duket se surpriza do të jetë e madhe.

Ndjekësit tashmë po presin me padurim të zbulojnë më shumë detaje, sidomos nëse bëhet fjalë vërtet për një rol në filmin e ri që pritet të bëjë bujë sapo të dalë.

Luana Vjollca rikthehet në ekran, këtë herë në një

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.