E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tensione në aeroportin e Vlorës, punonjësit e “Mabco” nuk lejohen të hyjnë në kantier
Lajme

Tensione në aeroportin e Vlorës, punonjësit e “Mabco” nuk lejohen të hyjnë në kantier

Situata në kantierin e aeroportit të Vlorës vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa përplasjet mes palëve të përfshira në projekt nuk kanë gjetur ende zgjidhje.

Edhe gjatë ditës së sotme janë raportuar tensione në ambientet e kantierit, ku punonjësit e kompanisë “Mabco” nuk janë lejuar të hyjnë për të vijuar punimet. Sipas informacioneve, pengesa është krijuar nga përfaqësues të kompanisë tjetër koncesionare “2A”, duke sjellë bllokim të aktivitetit në terren.

Kjo situatë vjen në vazhdën e përplasjeve të nisura që prej një dite më parë, duke ngritur shqetësime mbi ecurinë e projektit të rëndësishëm infrastrukturor.

Për shkak të tensioneve të vazhdueshme, në zonë kanë ndërhyrë forcat e policisë, të cilat janë vendosur në kantier për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Ndërkohë, mbetet ende e paqartë se si do të zgjidhet konflikti mes kompanive dhe çfarë ndikimi do të ketë kjo situatë në afatet e ndërtimit të aeroportit të Vlorës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.