E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rriten sërish çmimet e karburanteve
Ekonomi

Rriten sërish çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ka miratuar këtë të hënë çmimet e reja të karburanteve, të cilat hyjnë në fuqi menjëherë, duke nisur nga ora 17:00 e datës 19 maj 2026.

Sipas vendimit të fundit, është përcaktuar një tavan i ri për shitjen e gazoilit dhe benzinës, si në tregun me pakicë ashtu edhe në atë me shumicë. Konkretisht, gazoili i standardit SSH EN 590 do të tregtohet me një çmim maksimal prej 205 lekësh për litër në pakicë dhe deri në 193 lekë për litër në shumicë.

Ndërkohë, për benzinën e standardit SSH EN, çmimi tavan në pakicë është vendosur në 189 lekë për litër, ndërsa në tregun me shumicë nuk duhet të kalojë 177 lekë për litër.

Autoritetet sqarojnë se këto nivele do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të reflektohen luhatjet e reja të tregut ndërkombëtar.

Gjithashtu, operatorët e tregtimit të karburanteve janë paralajmëruar për zbatim rigoroz të këtij vendimi. Në rast konstatimi shkeljesh, parashikohet pezullim i menjëhershëm i aktivitetit.

Në të njëjtën kohë, institucionet përgjegjëse kanë theksuar angazhimin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e hidrokarbureve.

Sa i përket aspektit fiskal, bëhet e ditur se çmimet aktuale janë nën kufijtë e përcaktuar në aktin normativ në fuqi. Për rrjedhojë, akciza mbi karburantet do të vijojë të aplikohet në nivelin e plotë, pa reduktim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.