E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria Rama rikthen Bordin e Transparencës
Ekonomi

Qeveria Rama rikthen Bordin e Transparencës

Qeveria ka vendosur të riaktivizojë Bordin e Transparencës për çmimet e karburanteve, pas rritjes së çmimit të naftës mbi 220 lekë për litër për më shumë se dy javë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila shpjegoi se aktivizimi i bordit lidhet me një mekanizëm të përcaktuar më herët nga qeveria për reduktimin e akcizës në rast se çmimi i karburanteve kalon një prag të caktuar.

Sipas Ibrahimajt, çmimi i naftës ka qëndruar prej më shumë se dy javësh në rreth 222 lekë për litër, duke aktivizuar kështu kushtin për ndërhyrjen e parashikuar.

“Sot morëm një vendim që e kemi diskutuar prej disa kohësh për riaktivizimin e Bordit të Transparencës për çmimin e karburanteve. Duke qenë se çmimi për më shumë se dy javë qëndron në 222 lekë për litër dhe duke qenë se kemi marrë një vendim paraprakisht ku, sa herë që çmimi të kalojë 220 lekë, ne do të aktivizojmë një mekanizëm për reduktimin e akcizës, atëherë mekanizmi i vetëm përmes të cilit ne mund të aktivizonim reduktimin e akcizës ishte ringritja e bordit”, deklaroi ministrja.

Ibrahimaj nuk ka përcaktuar një afat konkret se sa do të qëndrojë në funksion Bordi i Transparencës. Ajo tha se kohëzgjatja do të varet nga ecuria e çmimeve në treg.

“Ne do të monitorojmë tregun”, u shpreh ministrja.

Riaktivizimi i bordit synon të krijojë mundësinë për zbatimin e mekanizmit të reduktimit të akcizës në kushtet kur çmimi i karburanteve qëndron mbi pragun e përcaktuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.