E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tensionet e Zvërnecit kalojnë kufijtë, thirrje ekstremiste nga Greqia
Lajme

Tensionet e Zvërnecit kalojnë kufijtë, thirrje ekstremiste nga Greqia

“Ofrojmë para për të ekzekutuar rojen private që dhunoi qytetarin në Zvërnec”

Incidenti i ndodhur në Zvërnec po shoqërohet me një valë reagimesh alarmante në rrjetet sociale greke, ku në disa raste janë artikuluar hapur thirrje për dhunë ekstreme.

Pas publikimit të videos ku një roje private sigurie shfaqet duke ushtruar dhunë ndaj një qytetari, në platforma si TikTok janë shpërndarë komente dhe postime me përmbajtje të rëndë, që shkojnë përtej reagimit emocional dhe kalojnë në nxitje të drejtpërdrejtë të dhunës.

Thirrje ekstremiste nga Greqia: Ofrojmë para për të ekzekutuar

Në disa prej këtyre reagimeve, individë me retorikë nacionaliste kanë bërë thirrje të hapura për ekzekutimin e rojës private, madje duke ofruar edhe shpërblime financiare në këmbim të informacionit apo realizimit të aktit. Këto mesazhe janë publikuar edhe në gjuhën shqipe, çka tregon një përpjekje për të depërtuar dhe ndikuar drejtpërdrejt në opinionin publik shqiptar.

Thirrje ekstremiste nga Greqia: Ofrojmë para për të ekzekutuar

Thirrje ekstremiste nga Greqia: Ofrojmë para për të ekzekutuar

Përmbajtjet e tilla kanë shkaktuar reagime të shumta dhe janë raportuar nga përdoruesit, ndërsa vetë platforma TikTok ka ndërhyrë duke i fshirë një pjesë të tyre për shkelje të rregullave kundër nxitjes së dhunës.

Megjithatë, deri në këtë fazë nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet greke lidhur me këto thirrje, ndërsa mbetet e paqartë nëse është nisur ndonjë hetim për identifikimin e personave që qëndrojnë pas tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.