E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çështja Balluku, SPAK i sekuestron telefonin gazetarit sportiv
Lajme

Çështja Balluku, SPAK i sekuestron telefonin gazetarit sportiv

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar telefonin celular të analistit dhe gazetarit sportiv Fatmir Mëneri, ndërsa Gjykata e Posaçme ka vendosur të mos ia kthejë pajisjen, duke argumentuar se hetimet janë ende në zhvillim.

Burime bëjnë me dije se gjatë seancës së zhvilluar së fundmi është rrëzuar kërkesa e Mënerit për rikthimin e sendit të sekuestruar, konkretisht telefonit celular, i cili konsiderohet i rëndësishëm për hetimet në vijim.

Sekuestrimi është kryer në kuadër të procedimit penal nr. 136, një çështje që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Në këtë kuadër, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), në bashkëpunim me SPAK, ka ndërmarrë veprime hetimore që përfshijnë edhe pajisjet personale të gazetarit.

Deri më tani nuk është bërë e ditur zyrtarisht se cila është lidhja e mundshme e Mënerit me këtë procedim penal, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat.

Ndërkohë, në të njëjtën çështje, SPAK ka dërguar për herë të dytë një fletëthirrje ndaj futbollistit të njohur Igli Tare, i cili pritet të paraqitet për t’u marrë në pyetje sapo të mbërrijë nga Italia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.