Zhduket ish-drejtuesi i Gardës së Republikës, Flamur Kolmarku
Një ngjarje shqetësuese është raportuar në vend, ku Flamur Kolmarku, një figurë e njohur në strukturat e sigurisë shtetërore dhe ish-drejtues i lartë i Gardës së Republikës, rezulton i zhdukur prej dy ditësh. Largimi i tij nga banesa ka ngritur alarmin tek familjarët dhe miqtë, të cilët po bëjnë apel publik për ndihmë në gjetjen e tij.
Sipas të afërmve, Kolmarku vuan nga demenca dhe ka vështirësi të theksuara me kujtesën, çka e bën situatën edhe më delikate. Ata shprehen se ekziston rreziku që ai të ketë humbur orientimin dhe të mos jetë në gjendje të rikthehet vetë në shtëpi.
Me një karrierë të gjatë mbi 20-vjeçare në Gardën e Republikës, Kolmarku ka qenë pjesë e strukturave më të rëndësishme të sigurisë në vend, duke shërbyer pranë një sërë personalitetesh të larta shtetërore.
Burime mjekësore bëjnë me dije se në raste të tilla, personat që vuajnë nga çrregullime të kujtesës kanë tendencë të rikthehen në zona të lidhura me të kaluarën e tyre. Në këtë kuadër, dyshohet se ai mund të jetë drejtuar drejt zonave si Mamurrasi, Rubiku apo Rrësheni (Kurbnesh), vende ku ka kaluar periudha të jetës së tij.
Të dhënat e fundit tregojnë se 55-vjeçari është parë për herë të fundit duke lëvizur nga Bulqiza në drejtim të Burrelit, ndërsa më pas në orët e mbrëmjes është raportuar në aksin rrugor nga Burreli drejt Urakës.
Familjarët janë thellësisht të shqetësuar dhe u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e tij të reagojnë menjëherë. Çdo informacion mund të jetë vendimtar.
📞 Për çdo të dhënë, kontaktoni në: +355 68 206 5729
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



