Apeli i GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqajn
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” gjatë seancës së zhvilluar në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve për dosjen SASPAC.
Gjatë seancës gjyqësore, Beqaj i është drejtuar trupit gjykues me një kërkesë specifike, duke kërkuar që t’i lejohej komunikimi me avokatin e tij pranë kafazit të sigurisë. Kjo kërkesë u bë me synimin për të koordinuar më mirë mbrojtjen gjatë procesit.
Megjithatë, kërkesa e ish-ministrit nuk u pranua. Gjyqtarja Miliana Muça vendosi rrëzimin e saj, duke mos lejuar komunikimin në kushtet e kërkuara nga Beqaj.
Seanca në Apelin e GJKKO-së vijon në kuadër të shqyrtimit të masës së sigurisë ndaj ish-zyrtarit të lartë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë zhvillime të reja lidhur me kërkesën për zbutjen e masës.
Dosja SASPAC mbetet një nga çështjet më të ndjekura të drejtësisë shqiptare, me vëmendje të lartë publike dhe politike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



