E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbytja e 15-vjeçarit, pranga burrit të nënkryetares së Bashkisë Gjirokastër
Lajme

Mbytja e 15-vjeçarit, pranga burrit të nënkryetares së Bashkisë Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga Ermal Kokon, pronarin e kompleksit të pishinave “Glow”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për ngjarjen tragjike ku humbi jetën një 15-vjeçar.

Arrestimi është kryer pas veprimeve të para hetimore që synojnë të zbardhin plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë që lidhen me vdekjen e të miturit në ambientet e kompleksit.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, ndaj Ermal Kokos rëndon dyshimi për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Prokuroria po shqyrton nëse subjekti kishte respektuar të gjitha standardet e sigurisë të kërkuara me ligj, si dhe nëse ishin marrë masat e nevojshme për ndërhyrje të menjëhershme në situata emergjente.

Hetuesit po verifikojnë dokumentacionin dhe kushtet e funksionimit të kompleksit për të përcaktuar nëse ka pasur mangësi në zbatimin e protokolleve të sigurisë që duhet të garantohen në ambiente të tilla.

Ermal Koko është bashkëshorti i Artiste Kokos, nënkryetare e Bashkisë Gjirokastër. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë me intensitet për të sqaruar çdo detaj të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore që mund të lidhen me rastin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.