E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PS: Miqtë e mi dhe një kushuri kishin dalë në protestë
Lajme

Deputeti i PS: Miqtë e mi dhe një kushuri kishin dalë në protestë

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, ka komentuar zhvillimet e fundit në protestën e qytetarëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke theksuar se ajo paraqet dy realitete të ndryshme që, sipas tij, nuk përputhen me njëra-tjetrën.

Ai nënvizoi se protesta nuk ka një profil të unifikuar, por përfaqëson një larmi zërash dhe shtresash të shoqërisë. Në këtë kuadër, Shalsi identifikon dy boshte kryesore brenda saj.

“Në këtë protestë të gjithë e dimë që nuk ka një pamje unike. Pra të ketë ka larmi zërash, shtresa të ndryshme të popullsisë dhe ka dy boshte që sipas meje, sipas nesh nuk përputhen me njëra-tjetrën. Njëri për shembull është fakti që ka fjalime shumë të çuditshme, ka fjalor vulgar, banal. Ka parulla të vjetra, tradhtar, ka artikulime nacionaliste, ka artikulime ordinere, të cilat sipas meje bien ndesh me një pjesë të shëndetshme të protestuesve.

Në anën tjetër kemi të paktën nga zbardhja e disa fjalimeve që ne kemi parë, kemi parë disa fjalime të strukturuara, të qarta, me problematika reale, me vërejtje sipas nesh dhe sipas meje shumë të drejta”, theksoi ai në A2 CNN.

Më tej, deputeti socialist bëri të ditur se gjatë ditëve të fundit ka zhvilluar biseda të drejtpërdrejta me qytetarë pjesëmarrës në protestë, për të kuptuar më mirë shqetësimet e tyre, të cilat ai i cilësoi si reale.

“Unë kam rreth një javë, kemi miqtë tanë, kam një kushëririn tim që thashë e dua fort, e respektoj fort dhe unë kam 10 ditë që rri paradite për të kuptuar më mirë me këto njerëz duke pi kafe dhe duke kuptuar shqetësimet e tyre dhe janë shqetësime reale”, vijoi ai.

Shalsi gjithashtu vlerësoi karakterin qytetar të protestës, duke treguar një episod personal gjatë kalimit të tij pranë protestuesve në Bulevard, ku sipas tij nuk u përball me asnjë fyerje apo incident.

“Në ditën e dytë apo të tretë të protestës më qëlloi që të isha tek kullat binjake dhe për shkak se makina nuk vinte dot më merrte, duhet të shkoja në këmbë deri tek shallvaret dhe ndesha përballë, po themi numër jo të vogël protestuesish. Për hir të së vërtetës nuk më fyeu kush. Nuk më ofendoi kush. Ndonjëri më tha atë shprehjen time të famshme.

Pata disa miq të mi. Pashë edhe një kushëririn tim që e dua fort dhe e respektoj fort për të vërtetës. Pra pashë fytyra do të thoja të bukura saqë për një moment thashë a të kthehem unë? Madje kujtimi një miku im futi krahun dhe tha ej dhe ti në protestë. dhe pashë një mjedis burrash, grash, të rinjsh fëmijësh me karroca, nëna, vajza saqë për një mend thashë të kthehem dhe njëherë unë t’i dëgjoj një çik se çfarë po thonë këto”

Në përfundim, ai la të kuptohet se protesta përmban si elementë problematikë në diskurs, ashtu edhe shqetësime legjitime qytetare që meritojnë vëmendje dhe adresim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.