E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Zbythet’ mazhoranca, anulohet mbledhja e zgjeruar e PS-së
Lajme

‘Zbythet’ mazhoranca, anulohet mbledhja e zgjeruar e PS-së

Mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste me kabinetin qeveritar, e parashikuar të mbahej këtë të mërkurë në Pallatin e Brigadave, është anuluar.

Takimi ishte thirrur nga kryeministri Edi Rama dhe do të bënte bashkë deputetët socialistë dhe anëtarët e qeverisë për të diskutuar mbi disa çështje të përcaktuara në axhendën e mbledhjes.

Në fokus të diskutimeve pritej të ishin dy tematika të emërtuara “Prania Besnike” dhe “Pasqyra Albania”, për të cilat ishte parashikuar edhe një raportim mbi ecurinë e tyre.

Sipas programit të përcaktuar paraprakisht, mbledhja do të hapej me fjalën e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, për t’i lënë më pas radhën kryeministrit Edi Rama.

Pas fjalimeve, axhenda parashikonte prezantimin e raportit mbi zhvillimin e dy çështjeve të planifikuara për diskutim. Megjithatë, takimi nuk do të zhvillohet, ndërsa deri në këtë moment nuk janë bërë të ditura arsyet e anulimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.