E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ Arrestohen tre piratë të  kanaleve televizive
Lajme

Tiranë/ Arrestohen tre piratë të kanaleve televizive

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen për mashtrime kompjuterike dhe fshehje të te ardhurave. Ata shisnin kanale televizive te miratuara. Jane sekuestruar 53 aparate dream box.

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen për mashtrime kompjuterike dhe fshehje të të ardhurave.

Në kuadër të operacionit të koduar “Dream box” u arrestuan Kristo Taka, 45 vjeç, lindur në Borsh Sarandë dhe banues në Tiranë, Valer Pinderi, 31 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë dhe Benard Xhuti, 45 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë.

Policia ne njeftimin e saj sqaron sqaron se “arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Mashtrimi Kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industruiale”

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan;

•          57 aparate Dream box dhe  Smart box.

•          Një automjet tip Volkswagen Pasat AA 294 CG

•          180.000 lekë të vjetra dhe 3 USB.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.