E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama tenton të marrë për ‘budallaqe’ gazetaren e CNN: S’ka protesta!
Bota

Rama tenton të marrë për ‘budallaqe’ gazetaren e CNN: S’ka protesta!

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një përplasje të fortë gjatë një interviste për CNN, ku tensionet u rritën ndjeshëm teksa u diskutuan protestat kundër qeverisë dhe polemikat për projektin në Zvërnec.

Debati me gazetaren Eleni Giokos nisi pasi ajo ngriti shqetësime mbi kundërshtitë ndaj projektit, ndikimin e mundshëm në mjedis dhe reagimet e institucioneve europiane dhe organizatave ambientaliste.

Në përgjigje, Rama jo vetëm që mbrojti projektin, por vuri në pikëpyetje edhe objektivitetin e medias ndërkombëtare, duke iu drejtuar drejtpërdrejt gazetares me tone ironike.

“Dëgjo, mos shko aty… më kujton që je nga CNN dhe më vjen keq ta them, por e kam mësuar në mënyrën e vështirë se ju nuk jeni gjithmonë një burim objektiv”, u shpreh ai.

Kryeministri theksoi se toka ku pritet të zhvillohet projekti është pronë private dhe se procedurat për vlerësimin e ndikimit në mjedis janë ende në proces. Ai shtoi se deri më tani nuk është miratuar asnjë leje ndërtimi dhe se nuk ka arsye për alarm.

Por momenti më i fortë i intervistës erdhi kur Rama mohoi kategorikisht ekzistencën e protestave, duke i hedhur poshtë si të pavërteta raportimet për pakënaqësi qytetare.

“Kam një lajm për ju: shumica e popullit shqiptar e mbështet projektin. Zona e pret me padurim. Nuk ka protesta, dhe komuniteti e dëshiron këtë zhvillim”, deklaroi ai.

Kjo deklaratë dhe toni i përdorur ndaj gazetares kanë nxitur reagime, ndërsa debati për projektin në Zvërnec dhe protestat vijon të mbetet i hapur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.