Luiz Ejlli në Komisariatin Nr. 3 për sherrin e kunatit
Një video e publikuar së fundmi ka rikthyer në qendër të vëmendjes fituesin e Big Brother VIP, Luiz Ejlli, por këtë herë jo për muzikën apo ndonjë projekt të ri kinematografik. Këngëtari është parë në ambientet e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, në një gjendje mjaft të revoltuar.
Burime dhe dëshmitarë nga vendngjarja kanë zbardhur prapaskenat se çfarë e çoi artistin në dyert e policisë.
“Mbreti” zbarkon në komisariat për kunatin
Sipas informacioneve paraprake, prania e Luiz Ejllit në polici ka pasur si qëllim menaxhimin e një situatie problematike ku është përfshirë kunati i tij. Ky i fundit dyshohet se, në bashkëpunim met disa shokë, ka dhunuar një person të moshuar, i cili si pasojë e plagëve të marra ka përfunduar i gjakosur në spital.
Dëshmitarët në vendngjarje tregojnë se gjatë qëndrimit në komisariat, këngëtari—i njohur gjerësisht nga fansat me epitete mbretërore—po sillej me mjaft autoritet. Ai është parë duke dhënë udhëzime dhe komunikuar ashpër, duke krijuar përshtypjen te të pranishmit se po tentonte të kontrollonte situatën.
Mision shpëtimi apo interes familjar?
Ajo që mbetet ende për t’u sqaruar plotësisht nga organet e rendit është nëse ndërhyrja dhe prania e Luizit ishte thjesht një interesim dhe mbështetje normale familjare në një moment krize, apo një tentativë e mirëfilltë për të përdorur influencën e tij për të “shpëtuar” të afërmin nga telashet serioze me ligjin.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga vetë këngëtari apo policia e shtetit lidhur me incidentin e rëndë të dhunimit të të moshuarit dhe rolin e familjarëve të Ejllit në këtë ngjarje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



