E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestuesi: Populli që nuk lufton zhduket nga historia
Lajme

Protestuesi: Populli që nuk lufton zhduket nga historia

Një i ri që mori fjalën në protestën qytetare u shpreh se lëvizja e qytetarëve nuk është politike në kuptimin tradicional, por një shprehje e drejtpërdrejtë e vullnetit të popullit për të jetuar dhe për të mbrojtur të drejtat e tij.

Ai theksoi se, sipas tij, politika bëhet e gjallë vetëm kur qytetarët ngrihen për tokën, shtëpitë dhe të ardhmen e tyre.

Në fjalimin e tij, ai bëri thirrje për bashkim dhe vendosmëri, duke deklaruar se populli është “themeli” mbi të cilin duhet të ndërtohet një rend i ri shoqëror.

Me tone të forta, ai tha se historia nuk i ka mbyllur ende llogaritë me shqiptarët dhe se ndryshimi do të vijë përmes vendosmërisë së qytetarëve.

I riu: Vazhdojnë të thonë se jemi shumë të ndryshëm për të qenë një trup dhe një mendje. Po ne të gjithë po vazhdojmë t’u themi se kjo është një protestë qytetare dhe jo politike. E unë them, se vullneti i popullit për të jetuar është vetë politika. E politika e popullit është e gjallë kur ai zgjohet i tërbuar. Për tokat e veta, për shtëpitë e veta, për ëndrrat e veta!

Ai popull që nuk lufton, zhduket nga historia. E unë them se historia nuk i ka mbyllur akoma llogaritë me shqiptarët! Sot të gjithë duhet të jeni të ngjeshur me bindjen e palëkundur se do t’u heqim tokën nga këmbët dhe do ta shkatërrojmë sistemin politik që i mban në këmbë sot këta tradhtarë! Ky besim duhet të drejtojë këmbët tona, duhet të drejtojë duart tona, duhet të drejtojë mendjet tona dhe të drejtohet nga zemrat tona. Me këtë besim do të shkatërrojmë politikën e tradhtisë dhe do t’i trembim gjithë tradhtarët. Ne e kemi një emër dhe e dimë atë. Ne e kemi një qëllim dhe e dimë atë. Ne jemi themeli! Ne jemi themeli dhe themeli do të themelojë rendin e ri të shqiptarëve! Rroftë Shqipëria!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.