Një president “normal” që luan pendallë katër qosheve të botës!
Një burrë mund të ketë çdo shenjë të dukshme suksesi dhe prapëseprapë të jetë i pastrukturuar brenda vetes. Puna më ka takuar me shumë burra, ku futen edhe shumë nga ata që kanë mbajtur e mbajnë disa nga pozicionet më të larta të pushtetit dhe udhëheqjes në vend.
Kam parë burra me tituj dhe pushtet të sillen si djem të frikësuar, dhe kam parë burra me shumë pak pushtet të flasin e të veprojnë me pjekuri. Ka ndodhur të kem studentë 21-vjeçarë që mund të flisnin me më shumë pjekuri morale sesa një profesor i respektuar.
Sikurse kam njohur burra të zakonshëm që kanë ditur ta mbajnë kokën lart me dinjitet, modeli i të cilëve i zvogëlon të gjithë burrështetasit që shemben në momentin kur u kërkohet të marrin përgjegjësi.
Politika është profesioni më i rrezikshëm nga të gjithë profesionet. Nuk ka profesion tjetër ku një njeri mund të shpresojë t’u bëjë kaq shumë mirë të tjerëve por, as nuk ka profesion tjetër ku mungesa e guximit mund të shkaktojë kaq shumë dëme. Nuk ka profesion tjetër ku njeriu mund ta humbasë kaq lehtë shpirtin e vet. Ky rrezik është shoqëruesi i pandashëm i nderit.
Një president “normal”, që na u prezantua nga Edi Rama, hesht në kohën kur në Tiranë ka protesta, ndërsa luan pendallë katër qosheve të botës.
Presidenti i “normalitetit” të pushtetit mësoi shpejt të humbasë nderin, teksa sillet si turist e jo si burrë shteti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



