Sot protesta e 24-të, qytetarët kërkojnë në shesh dorëheqjen e Ramës
Protesta e 24-të masive pritet të zhvillohet sot në orën 19:00 përpara godinës së Kryeministrisë, ku qytetarë nga e gjithë vendi do të mblidhen sërish për të kërkuar largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pakushtëzuar të kryeministrit Edi Rama.
Kjo protestë konsiderohet si kulmi i një mobilizimi të gjerë qytetar, pas më shumë se tre javësh demonstrata të pandërprera që kanë mbajtur të tensionuar klimën politike në vend.
Ajo që nisi si një reagim ndaj një ngjarjeje të caktuar, tashmë është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes dhe mungesës së llogaridhënies institucionale. Një nga shqetësimet kryesore të protestuesve mbetet edhe largimi masiv i të rinjve nga Shqipëria, fenomen që sipas tyre lidhet drejtpërdrejt me situatën politike dhe ekonomike.
Pjesëmarrja e diasporës në këto protesta është një tjetër element domethënës, që tregon se pakënaqësia ndaj qeverisë shtrihet përtej kufijve të vendit.
Sipas organizatorëve, tubimi do të nisë në sheshin “Skënderbej” në orën 19:00, për të vijuar më pas me marshimin drejt Kryeministrisë, ku pritet të përqendrohet edhe pjesa kryesore e protestës.
Dita e 23-të e protestave antiqeveritare shihet si një moment kyç për vijimësinë e kësaj lëvizjeje qytetare, e cila prej javësh ka qenë në qendër të vëmendjes publike dhe politike në Shqipëri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



