E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta nuk ndalet, sot plot 68 ditë revoltë kundër sistemit politik
Lajme

Protesta nuk ndalet, sot plot 68 ditë revoltë kundër sistemit politik

Protestat kundër kryeministrit Edi Rama vijojnë pa ndërprerje në të gjithë vendin, duke shënuar sot ditën e 68-të radhazi. Qytetarë nga zona të ndryshme pritet të mblidhen sërish, duke përsëritur kërkesën e tyre kryesore: largimin e kreut të qeverisë.

Protestuesit janë shprehur të vendosur se dorëheqja e kryeministrit është një kërkesë e panegociueshme dhe kanë paralajmëruar se mobilizimi do të vazhdojë deri në arritjen e këtij qëllimi.

Krahas dorëheqjes së Edi Ramës, qytetarët kërkojnë gjithashtu krijimin e një qeverie teknike me mandat 12-mujor, si dhe nisjen e hetimeve ndaj kryeministrit nga Strukturat e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në deklaratat e tyre, protestuesit akuzojnë qeverinë për keqqeverisje dhe korrupsion, duke theksuar se situata aktuale kërkon ndryshim të menjëhershëm politik. Sipas tyre, largimi i kryeministrit është hapi i parë drejt rikthimit të besimit te institucionet dhe funksionimit të shtetit të së drejtës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.